Time Kadrijaj tregon nëse AAK-ja do ta mbështesë Hotin në dialogun me Serbinë

Aktuale

Time Kadrijaj tregon nëse AAK-ja do ta mbështesë Hotin në dialogun me Serbinë

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 16:07
Time Kadrijaj

Deputetuja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj në seancën plenare të raportitimit të kryeministrit Hoti për dialogun me Serbinë, është shprehur se Kosova ka bërë një hap të madh me marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Kadrijaj ka thënë se AAK-ja ka mbështetur Hotin në dialogun me Serbinë, gjersa ka shtuar se kjo mbështjetje akoma do të vazhdojë.“është bërë gati një dekadë prej që Kosova është futur në dialog më Serbinë.

I gjithë ky proces i udhëhequr nga BE Koosva mbeti vetëm si spektatore. Në takimin në Uashington Kosova bëri një hap të madh me njohjen e shtetit nga Izraeli. Parimet që ka paraqitur Hoti i ka mbështetur edhe AAK-ja. Në parimin e tretë për njohjen reciproke, duhet të kurorëzohet me një marrëveshje finale. Ne besojmë në rolin e SHBA-së, që s’është luhatur asnjëhëre, e që marrëveshja finale mund të bëhet me Amerikën. Dialogu duhet të na bashkojë neve si pozitë e opozitë”, ka thënë Kadrijaj.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë raportimit të tij në Kuvend lidhur me dialogun me Serbinë, ka thënë se ky proces duhet të përfundojë me njohje reciproke.Ai ka thënë se ky nuk është dialog teknik, por dialog për marrëveshje finale me njohje reciproke dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat