Albin Kurti shkon për ngushëllime te familja e Adem Mikullovcit

Aktuale

Albin Kurti shkon për ngushëllime te familja e Adem Mikullovcit

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 17:06
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti bashkë me disa anëtarë të Kryesisë kanë shkuar për ngushëllime tek familja e Adem Mikullovcit.

Këtë e ka bërë të ditur Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook ku ka thënë se jeta dhe vepra e bacës Adem do të kujtohen gjithmonë.

“Sot, së bashku me kryetarin Kurti, sekretaren organizative Vlora Haxhimehmedi dhe kryesuesin e Këshillit të Përgjithshëm Hydajet Hyseni ishim për vizitë për të shprehur ngushëllimet tona tek familja Mikullovci për vdekjen e artistit të madh dhe aktivistit e deputetit, Adem Mikullovci. Jeta dhe vepra e bacës Adem do të mbeten përherë të kujtuara dhe ndjekura nga ne si rrugë e një jete të dinjitetshme dhe me parime të pathyeshme. Lavdi!”, ka shkruar Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat