Vjen akuza e rëndë ndaj Rexhep Selimit, përmenden edhe këto vrasje...

Aktuale

Vjen akuza e rëndë ndaj Rexhep Selimit, përmenden edhe këto vrasje...

Nga: P.R Më: 17 shtator 2020 Në ora: 20:52
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se marrëveshja e nënshkruar nga Hoti në Uashington është e dëmshme dhe se ai duhet të tregoj se çka ka përfituar Kosova dhe çka ka humbur Serbia.

“Ajo çfarë ndodhi në Uashington ndonjëherë nuk po interpretohet drejt, e ndonjëherë edhe po keqinterpretohet. Ajo çfarë tash është evidente është se ne atje nuk kishim një marrëveshje me Serbinë, por kishim të nënshkruar një dokument me zotimet e Hotit, të cilat zotime jo që janë vetëm të padrejta por edhe të dëmshme nëse do të realizohen. Nuk pamë diçka të mirë, por vetëm të rrezikshme, p.sh çështja e Ujmanit. I rrezikshëm ishte qasja e kryeministrit Hoti për kufijtë, pra vuri nënshkrimin në mosnjohjen e kufijve ndërshtetërorë mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Selimi.

E një kundërpërgjigje e ashpër i ka ardhur nga analisti politik, Nexhat Haziri.

“Rexhë, ta njohim trimerinë tane, edhe ti je boll azgan me ia ndërsy vrasësit kundershtarëve politik, sidomos atyre qe ishin përkrah Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Ke pas ken azgan kur milicia e jote ngrehte zhag qytetarët, dhe i nxirrte dhunshëm nga pronat e tyre që ti t'ua zaptosh. Eh ke ken azgan e dai, ashtu si t'njofim, për shume faqe t'zeza , si edhe shumë shokë tu, pas lufte ne përpjekjen tane e t'atyre me ua zapu lirinë qyetarëve që masanej kit liri t'ua japësh me këste, vec aq sa don ti e ata. Asht shumë me men' qi ti nuk e ki guximin intelektual, qytetar e politik sic e ka kryetari i qeverise Avdullah Hoti”, ka shkruar analisti politik, Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat