Flet Abrashi, kujt i tha Grenell në Washington mbylle gojën?

Aktuale

Flet Abrashi, kujt i tha Grenell në Washington mbylle gojën?

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 22:09
Richard Grenell

Anëtari i delegacionit të Kosovës në takimin me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, Arban Abrashi, ka thënë se nuk ka njohuri që emisari special i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, t’i ketë thënë një prej ministrave të Kosovës ta mbyllte gojën.

Abrashi tha se nuk ka qenë aty kur ka ndodhur një gjë e tillë.

“Nuk e di. Nuk do të hy në këto detaje, s’kam qenë aty. S’kam qenë tërë kohën. Kam qenë i fokusuar me koorporata kur është diskutuar, e jam i sigurt që s’ka ndodhë sa kam qenë aty. S’e kam dëgjuar”, tha ai në emisionin “Jeta në Kosovë”.

Ai theksoi se nuk ka pasur ndonjë mosmarrëveshje mes delegacionit të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nënshkruar më 4 shtator marrëveshje për normalizim ekonomik, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat