Osmani: Në vitin 2015 Thaçi i rrinte ‘pip’ në këmbë Mustafës kur ai e nënshkruante Asocacionin

Aktuale

Osmani: Në vitin 2015 Thaçi i rrinte ‘pip’ në këmbë Mustafës kur ai e nënshkruante Asocacionin

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 22:25
Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka kritikuar LDK-në dhe PDK-në në lidhje me Marrëveshjen e nënshkruar për formimin e Asocacionit të komunave serbe në Kosovë.

Osmani në lidhje me këtë tha se është meritë e të dyja partive (PDK dhe LDK) që ajo marrëveshje është nënshkruar.

“Por në 2013 ju e përkrahët PDK-në, e në vitin 2015 Hashim Thaçi i rrinte ‘pip’ në këmbë Isa Mustafës kur ai e nënshkruante marrëveshjen”, tha Osmani.

Ajo e quajti ‘lojë e ping-pongut’ akuzat e PDK-së dhe LDK-së ndaj njëra-tjetrës.

“Loja e pingpongut e LDK-PDK se kush e ka bërë Asocacionin. E vërteta është se keni qenë bashkë rreth Asociacionit. Në vitin 2013 kur është nënshkruar, marrëveshja e cila e ndërton Asocacionin. Paradite e patëm vendosë që mos me e përkrahë, por më pas na erdh vendimi me e votu. Unë nuk e kam votu”, tha kryetarja e Kuvendit.

Ndërsa ‘kritikoi’ kryeministrin Hoti, në lidhje me zbatimin e kësaj Marrëveshje.

“Nuk mundesh me e zbatu krejtësisht, sepse Gjykata Kushtetuese e ka rrënuar gati krejtësisht. Nuk mundet me pas Asocacion vetëm për komunat serbe”.

Vjosa Osmani gjatë fjalës së saj në seancën e Kuvendit, pati kritika edhe tashmë për ish partinë e saj, LDK-në, duke thënë se i kanë ndryshuar qëndrimet para takimit në Uashington dhe pas kthimit nga atje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat