Flet Xhavit Haliti: Ja kush e di se kush e ka vrarë Tahir Zemajn

Aktuale

Flet Xhavit Haliti: Ja kush e di se kush e ka vrarë Tahir Zemajn

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 22:32
Xhavit Haliti

Xhavit Haliti nga PDK-ja, po thotë se hetuesia e Kosovës e di se kush e ka vrarë Tahir Zemajn. 

Sipas tij edhe familja e kolonelit e di se kush është vrasësi i Zemajt. 

Haliti ka thënë se do të duhej që përgjegjësit për krime të sillen para drejtësisë. 

Sipas tij mundet që rasti i Zemajt të ndërlidhet edhe me Gjykatën Speciale. 

Ai ka kritikuar LDK-në se ka pasur presidentin, Ministrinë e Brendshme por nuk ka vepruar fare në drejtim të zbardhjes së vrasjeve të aktivistëve politikë të LDK-së. 

Haliti ka treguar se ka dorëzuar të dhëna në prokurori në Shqipëri dhe në Kosovë për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe Ilir Konushevcit por nuk ka ndodhur asnjë veprim nga organet e drejtësisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat