Avokati i akredituar nga Haga: Thaçi e Veseli nuk e kanë borxh t’i ndihmojnë Speciales

Aktuale

Avokati i akredituar nga Haga: Thaçi e Veseli nuk e kanë borxh t’i ndihmojnë Speciales

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 00:33
Kadri Veseli, Hashim Thaçi

Besnik Berisha, avokat i akredituar për Dhomat e Specializuara në Hagë, e ka quajtur “problem në Kosovën tonë të dashur” faktin se personat që udhëheqin së paku dy prej institucioneve kryesore, janë të dyshuar nga Specialja. Ai është pyetur rreth presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

“Dhe është logjike të mos pritet bashkëpunim kundër vetes. Sepse këta njerëz, përfshirë Thaçin, Veselin dhe Haradinajn dhe secilin që është intervistuar atje me ftesën e të dyshuarit, jo vetëm që nuk i kanë borxh t’i ndihmojnë, por edhe nuk sanksionohen nëse mund t’i pengojnë”, ka thënë ai.

“Natyrisht nëse mundet pa u kapur”, është shpjeguar ai, më pas.

Ai ka thënë se Speciales “nuk duhet t’i mbesë hatri” që po mundohet t’ia vështirësojë punën Thaçi, Veseli e Haradinaj.

“Por si shtet e kemi obligim ta çojmë këtë mision deri në fund, ta dëshmojmë që nëse në të vërtetë nuk kemi kryer krim, duhet të mos frikësohemi”, ka thënë Berisha.

Berisha ka thënë se drejtësia që i takon këtij vendi nuk është drejtësi që bëhet në konferenca shtypi.

“Është drejtësi që duhet ta bëjë Gjykata”, ka thënë ai në Interaktiv.

Berisha, si ka shtuar se secili prej tyre nuk duhet të bëjnë shumë zhurmë.

“Patjetër që duhet të gjejmë forma të ligjshme për ta bërë mbrojtjen. Ushtarët dhe komandantët e UÇK-së nuk mbrohen duke çuar dosje, por duke marrë këshilla të mirëfillta ligjore dhe trajtim të dinjitetshëm”, ka thënë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat