“Kam komunikuar me Fatos Klosin 5 minuta pas vrasjes së Ahmet Krasniqit”, Xhavit Halitit i vjen reagimi i ashpër: Pse u fshehe te 15-katëshi dhe...

Aktuale

“Kam komunikuar me Fatos Klosin 5 minuta pas vrasjes së Ahmet Krasniqit”, Xhavit Halitit i vjen reagimi i ashpër: Pse u fshehe te 15-katëshi dhe...

Nga: P.R Më: 18 shtator 2020 Në ora: 08:09
Xhavit Haliti

Anëtari i kryesisë së PDK-së dhe ish deputet i kësaj partie, Xhavit Haliti, tha mbrëmë në një intervistë të tij,  se ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shqipërisë gjatë kohës së luftës së Kosovës, Fatos Klosi, nuk ishte njeri që mund të vriste dikë.

“Ne kemi komunikuar me Klosin pesë minuta pas lajmit për vrasjen e Ahmet Krasniqit. Kam qenë në darkë me Fatmir Zymberin dhe Shaban Mujën dhe një izraelit kur më thirri ai e më tha se e kanë vra ministrin e Mbrojtjes së Kosovës. U ndala thashë kush është ministri i Mbrojtjes. Por, ai nuk është njeri i tillë. Vetëm me vra dhe me organizuar të vrasë ai s’ka ditë dhe s’ka bërë kurrë. Ne kemi qenë shokë me Ahmet Krasniqin, prandaj edhe më ka informuar Klosi. Krasniqi ka a qenë në një vijë me mua dhe ka pasur  kontakte edhe shtabin e UÇK-së. Ai ka treguar gatishmëri që të punojë me ne dhe me u fut në struktura, por s’kemi arritur sepse u vra”, u shpreh Xhavit Haliti.

Por, pas kësaj deklarate ka reaguar analisti politik dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhat Haziri.

Ai ka drejtuar një varg pyetjesh ndaj Xhavit Halitit që lidhen me vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit.

-Vec Zeka shegaret në këtë mënyrë. Atëherë Xhaviti (Zeka) duhet t'i thotë opinionit pse u fsheh te 15 katëshi ( Hotel Tirana), a kishte kërkuar ndihmë nga shefi i SHISH-it Fatos Klosi. A i kishte dërguar Klosi efektivet e SHISH-it dhe pse kishte ikur Zeka fshehurazi edhe pas mbërritjes së njerëzve të Klosit. Pse iku fshehtas nga ta, nga kush ishte frikësuar Zeka se do iu hakmerreshin një ditë pas vrasjes se Kol. Ahmet Krasniqit”, ka shkruar analisti politik, Nexhat Haziri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat