Halil Geci tregohet i ashpër: Ja marrëveshjet e fshehta të treshes Thaçi, Rama dhe Vuçiq

Aktuale

Halil Geci tregohet i ashpër: Ja marrëveshjet e fshehta të treshes Thaçi, Rama dhe Vuçiq

Nga: N.Sh. Më: 18 shtator 2020 Në ora: 09:15
Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Vuçiq

Anëtari dhe veprimtari i LDK-së, Halil Geci ka kritikuar ashpër presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Geci përmes një shkrimi në Facebook, thotë se po zbatohen marrëveshjet e fshehta të kësaj treshe.

Aktivisti i LDK-së, në shkrimin e tij ka kritikuar edhe Isa Mustafën i cili e ka kundërshtuar minishengenin.

Sipas Gecit, Mustafa dhe Hoti e kanë quajtur Jugosllavi të re këtë projekt, por që më vonë u pajtuan me të.

Majde Geci ka kujtuar edhe kohën e Rrahman Morinës duke e krahasuar me këtë marrëveshjen e Minishengenit.

Postimi i plotë:

A po zbatohen marrëveshjet e fshehta të Vuçiçit, Hashimit dhe Kristaçit pikë për pikë...!

Shqetësimet e kuvendarëve të Kosovës në kuvendi gjatë diskutimit në interpelancn e Kryeministrit Hoti i ftuar për të raportuar para kuvendit se çfarë ka ndodhur në Washington, dhe çka do të ndodhë nesër në Bruksel rrethë temave që priten të diskutohen nesër në BE u pa haptazi nga kuvendarët se kush janë Servilet ose “bakllavlepirsit” e Hashimit dhe Isës.

Çështjet e ngritura në kuvend për Mini-Shengenin ballkanik, ku dikur Hoti dhe shefi i tij ISA i quanin Jugosllavi e re pa Kroacinë dhe Slloveninë, por tash me Shqipërinë, Isa dhe Hoti para pak kohe këtë Mini-Shengen e quanin tepër të dëmshme, sot po i quajnë tepër të dobishme, nga paprgjegjesit e tyre e bënë hisedar Serbinë në Ujman, duke e quajtur marrëveshje historike.

Te dya këto marrëveshje, ma kujtojnë kohën e Rrahman Morines kur thonin se me humbjen e autonomis të 74, Kosova s’po humbë asgjë për kundrazi po fiton bashkimin unik me Shumadin.

Njëri ndërë akteret e asaj kohe, ishte edhe Isa Mustafa i sotit, me të njëjtat motive dhe qëllime të pa ndryshuar, ai që raportonte sot në kuvend ishte kopja e Ises të sotit dhe ate të dikurshmin ishte Dulla i Hotit. Së fundi u pa qart se kush lëpin “bakllaven” e Ises dhe Hashimit.

Sot i pash disa prej deputetëve që dikur, jo shumë larg, me luteshin mua, hajde e mjelum lopën (përmes LDK-së), por një gjë të tillë unë e kundërshtova, dhe do e kundërshtoj për të ngjall timin, po të njejtit më thanë: hajt pra ti mile kaun (bikun), se ne do e zgjedhim këtë rrugë.

Njëherit më thonin ishalla Serbia vjen deri te Xhamia e madhe se ne do e mjelim sa të mundemi këtë parti.

Këta janë kuvendarët real të LDK-së dhe.........

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat