“Tronditë” familja e Haki Imerit: Ja dy emrat – liderë të UÇK-së që e dinë nga rrjedhen “Dosjet e Specialës”, pse e përmendin Berat Buzhalën?

Aktuale

“Tronditë” familja e Haki Imerit: Ja dy emrat – liderë të UÇK-së që e dinë nga rrjedhen “Dosjet e Specialës”, pse e përmendin Berat Buzhalën?

Nga: N.Sh. Më: 18 shtator 2020 Në ora: 09:38
Haki Imeri dhe Berat Buzhala

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit është kyçur në debatin për “Dosjet e Specialës”.

“Dojset e Specialës” ditë më parë, u dërguan nga një person me maskë e kapelë, që mbetet misterioz në zyrët e OVL-UÇK-së, ndërsa më pas u morën përsëri nga disa hetues të Specialës.

Familja e Haki Imerit, përmes një shkrimi në Facebook, ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin për këto “Dosje”.

Sipas tyre, këta janë dy personat që e dinë dhe përgjegjës kryesor për luftën sociale kundër drejtësisë dhe Gjykatës Speciale.

Kjo familje, ka kundërshtuar edhe Berat Buzhalën, i cili ka thënë se dorëheqja e Prokurorit të Specialës është e ndërlidhur me dosjet dhe aktakuzat e mundshme, që sipas tyre kjo është një deklaratë e kontaminuar dhe me prapavi puro politike.

Ata thotë se dorëheqja e Prokruorit nuk ka lidhje as me aktakuzat ndaj Hashim Thaçit e as për dosjet që janë dalë në publik.

Postimi i plotë:

E vërteta është dosjet që po qarkullojnë në publik nuk kanë rrjedhe nga Gjykata Speciale kurrën e kurres. Rjedhjen e tyre më se miri e din ish-presidenti Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, ata dy janë përgjegjësit kryesor për luften sociale kundër drejtësisë dhe Gjykates Speciale.

Mbrëmë skrimtari; Berat Buzhala dorëheqjen e prokurorit të Dhomave të Specializuara e ka ndërlidhur me dosjet dhe aktakuzat e mundshme... ky është një mendim i kontaminuar me prapavijë puro politike. Krejtësisht i motivuar dhe tërësisht i pabazuar në fakte ...

Prokurori i Gjykatës Speciale i cili ka dhënë dorëheqje ka bërë një punë të shkëlqyer deri më tani dhe e falenderojmë përzemërsisht për punën e tij që ka bërë në ndriçimin e të gjitha vrasjeve politike ...rezultatet e punës se tij janë të dukshme...

Dorëheqja e tij nuk ka lidhje as me aktakuzat ndaj Thaçit as me dosjet që kanë dal në publik, siç spekulojne gezetar te nëntokës e "analist" me renome "nderkombetar"... dorheqja e tij në këtë kohë është vetem një konçidence asgjë më shumë.

Besimi i jonë i pa lëkundur në lidershipin dhomave të specializuara të Gjykatës Speciale është i pakontestueshëm. Rezultatet e Gjykatës Speciale dhe besimit tonë ne te se shpejti do të shihen nga drejtësia ..

Mbështetja e jonë e pa kursyer për lidershipin e Gjykatës Speciale me në krye Jack Smith është e palëkundur në asnjë rrethanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat