Ky është nënkryetari i AAK-së, që pajtohet me Albin Kurtin për liqenin e Ujmanit

Aktuale

Ky është nënkryetari i AAK-së, që pajtohet me Albin Kurtin për liqenin e Ujmanit

Nga: N.Sh. Më: 18 shtator 2020 Në ora: 10:06
Albin Kurti

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj është pajtuar me deklaratën e liderit të LVV-së, Albin Kurtit për Ujmanin.

Nitaj përmes një postimi në Facebook, thotë se, ka plot gjëra që nuk pajtohet me Kurtin, mirëpo deklarata për Ujmanin se para se të bëhej liqe artificial ishte tokë, është i saktë.

Sipas tij, në atë tokë jetonin njerëz që janë zhvendosur prej tyre dhe kjo ka ndodhur shumë vonë e nga dora e njeriut.

Postimi i plotë:

Unë nuk pajtohem me Albin Kurtin për plot gjëra, por kur thot se Liqeni i Ujmanit, përpara se të bëhej liqe artificial ishte tokë, është i saktë.

Dhe në atë tokë jetonin njerëz që janë zhvendosur prej aty dhe kjo ka ndodhur shumë vonë e nga dora e njeriut e jo në historinë gjeologjike të Planetit!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat