Formula e Nexhmedin Spahiut për zgjedhjen e Presidentit

Aktuale

Formula e Nexhmedin Spahiut për zgjedhjen e Presidentit

Nga: N.Sh. Më: 18 shtator 2020 Në ora: 10:30
Nexhmedin Spahiu

Analisti politik dhe profesori Nexhmedin Spahiu ka folur për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Sipas tij, Presidenti i Kosovës duhet që të zgjedheti deri në mars të vitit të që vjen, por shton se është e besueshme që partitë politike të binë dakord për ndonjë emër për këtë pozitë, shkruan gazeta "Bota sot".

Sipas Spahiut, në këtë mënyrë vendi do të jetë në një krizë politike.

Spahiu përmes një postimi në Facebook thotë se, patriotët duhet të mendojnë se që vendi mos të futet në krizë.

Sapahiu jep një formulë që si të zgjedhet Presidenti.

Sipas tij, Presidenti duhet të zgjedhet nga vota e popullit në dy runde.

Ai shton se për të kyrsuer buxhetin e Kosovës, Presidenti duhet të zgjidhet me rastin e zgjedhjeve komunale, dhe mandati të shkurtohej nga 5 ne 4 vjet.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës.

Presidenti i Kosovës duhet të zgjedhet deri në Mars 2021 në mos edhe më parë. Është pak e besueshme që partitë politike të binë dakord për ndonjë personalitet për këtë pozitë, kështu që me 99% gjasë vendi do të jetë në krizë politike, e vështirë që edhe amerikanët të na nxjerrin nga kriza.

Ata që janë patriotë duhet të mendojnë çfarë të bëjnë që vendi të mos futet në krizë dhe jo vetëm si ta nxjerrim nga kriza. Atë çfarë Parlamenti i Kosovës mund të bëjë tani është të bëjë amandamentimin e Kushtetutës. Të bëjë që Presidenti të zgjedhet direkt nga populli në dy runde.

Për të kursyer buxhetin e Kosovës, të bëjë që Presidenti, të zgjedhet me rastin e zgjedhjeve komunale, për shkak se aty ka dy runde, dhe evitohet mundësia që Kosova me qenë qoftë edhe përkohësisht edhe me President në detyrë edhe me kryeministër në detyrë.

Natyrisht, për shkak të ciklit të zgjedhjeve lokale mandati i Presidentit do të shkurtohej nga 5 sa është tani në 4 përveç se këtë radhë të bëhet përjashtim që zgjedhja Presidentit të mos pret kohën e zgjedhjeve komunale dhe ky mandat të zgjasë disa muaj më shumë se mandatet vijuese.

Kështu Kosova do të evitojë krizat politike për Zgjedhje të Presidentit, sepse zgjedhjet direkt nga populli gjithmonë japin një president, dhe tek e fundit e zgjedhim Presidentin ashtu siç e zgjedhin të gjitha vendet e Ballkanit pos Shqipërisë e cila poashtu duhet ta amendamentin kushtetutën e vet në këtë pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat