Albulena Haxhiu i reagon ashpër pas deklaratës së Besnik Tahirit për Ujmanin, paralajmëron rrezikun që po i kanoset Kosovës

Aktuale

Albulena Haxhiu i reagon ashpër pas deklaratës së Besnik Tahirit për Ujmanin, paralajmëron rrezikun që po i kanoset Kosovës

Nga: A.M. Më: 18 shtator 2020 Në ora: 10:45
Albulena Haxhiu

Ish ministrja e Qeverisë Kurti, Albulena Haxhiu ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri, për Ujmanin.

Ajo në postimin e saj në Facebook, është shprehur se Kosovën e përfaqësojnë persona komplet të papërgatitur, të cilët pranojnë që pasuritë e Kosovës të ndërtuara me djersë për vite me radhë, të bëhen pazar dhe t'i ndajnë me Serbinë.

“Kjo Qeveri është shumë e rrezikshme dhe shumë e dëmshme andaj duhet të largohet”, ka shkruar Haxhiu.

Postimi i plotë:         

Sa i përket Ujmanit "Kosova duhet tani ta dëshmojë që është i Kosovës" paska thënë zëvendëskryeministri Tahiri, njësoj si kryeministri i tij.

Ja kush e përfaqëson Kosovën!

Persona të cilët shkojnë komplet të papërgatitur dhe pranojnë që pasuritë e Kosovës të ndërtuara me djersë për vite me radhë, të bëhen pazar dhe t'i ndajnë me Serbinë.

Për pronat e tyre nuk kishin pranu kurrë studim fizibiliteti për me i nda me fqinjë. Por kur bëhet fjalë për pronat e Kosovës, se kanë fare problem. Madje edhe kur fqinji është Serbia që ka bërë gjenocid në Kosovë dhe e lufton e nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Kjo Qeveri është shumë e rrezikshme dhe shumë e dëmshme andaj duhet të largohet.               

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat