Problemet e vreshtarëve, Tolaj i bënë thirrje publike ministrit Mustafa për zgjidhjen e tyre

Aktuale

Problemet e vreshtarëve, Tolaj i bënë thirrje publike ministrit Mustafa për zgjidhjen e tyre

Nga: A.Morina Më: 18 shtator 2020 Në ora: 11:36
Arbër Tolaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Arbër Tolaj, i ka bërë thirrje publike Ministrit të Bujqësisë, Besian Mustafa të i trajtoj me më seriozitet problemet e vreshtarëve të Rahovecit.

“Duke besuar në vullnetin e mirë të Ministrit të Bujqësisë, z. Besian Mustafa, bëj thirrje publike që me seriozitet ta trajtoj problemin jetik që e kanë vreshtarët e Rahovecit me shitjen e rrushit”, tha Tolaj, përcjell “Bota sot”.

Tolaj u shpreh se gjithmonë po përsëriten problemet e njejta për vreshtarët.

Postimi i plotë

Duke besuar në vullnetin e mirë të Ministrit të Bujqësisë, z. Besian Mustafa, bëj thirrje publike që me seriozitet ta trajtoj problemin jetik që e kanë vreshtarët e Rahovecit me shitjen e rrushit.
Gjithmonë po përsëriten të njëjtat probleme, andaj i nderuari Ministër, rikonfirmojmë përkrahjen e deputetëve në zgjidhjen e problemeve të tyre.

AT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat