Likaj: Vendimi për fillimin e vitit të ri shkollor nuk ishte aspak i lehtë

Aktuale

Likaj: Vendimi për fillimin e vitit të ri shkollor nuk ishte aspak i lehtë

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 11:47
Ramë Likaj

Në Kuvendin e Kosovës ka filluar interpelanca e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, për fillimin e vitit të ri shkollor.

Likaj ka thënë se vendimi për fillimin e vitit të ri shkollor nuk ka qenë aspak i lehtë.

“Vendimi për fillimin e vitit të ri shkollor nuk ka qenë aspak i lehtë, madje ishte shumë vështirë ta vlerësojmë, e të veprohet duke parë dinamikën dhe ndikimin që ka situata me virus.
Kthimi në shkolla përbën interes të lartë shtetëror, vendimi për hapjen e shkollave është një hap i rëndësishëm dhe besoj i mirëpritur nga opinioni i gjerë. MASH ka qenë në koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë por edhe me SBASHK-un dhe Këshillin e Prindërve. Të gjitha vendimet janë marrë në bashkëpunim të këtyre akterëve”
, deklaroi ai.

Gjatë raportimit, Likaj pohoi se MASH ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor në kushte pandemie.

Interpelancën e ministrit Likaj e ka kërkuar Lëvizja Vetëvendosje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat