A do të hapen universitetet dhe konviktet? Tregon para deputetëve ministri Likaj

Aktuale

A do të hapen universitetet dhe konviktet? Tregon para deputetëve ministri Likaj

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 13:12
Ramë Likaj

Para deputetëve po raporton ministri i Arsimit, Ramë Likaj, për të treguar se si ka nisur procesi mësimor dhe si do të vazhdojë më tej në kohën kur mbarë bota po përballet me Covidin-19.

Ai ka treguar se nga kapacitetet e kësaj ministrie janë shpërndarë vetëm këtë të shtunë dhe të dielë, gjysmë milioni maska për shkollat e Kosovës, përkatësisht për personelin mësimor.

Ai ka shtuar se edhe komunat do të kenë buxhet shtesë, pikërisht nga buxheti i kësaj ministrie.

Ndërsa se a do të hapen universitetet dhe a do zhvillojnë mësimin brenda tyre, ai ka thënë se ky vendim u përket këtyre universiteteve.

Po ashtu ka thënë  se edhe Bbbiliotekat dhe hapja e tyre duhet të vendosen në bazë të rekomandimeve dhe vendimeve që merr IKSHPK-ja.

Nga ana tjetër hapja e konvikteve sipas Likaj është ende një opsion i pamundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat