Seanca për arsimin, vetëm dy anëtarë të Qeverisë shkojnë në Kuvend

Aktuale

Seanca për arsimin, vetëm dy anëtarë të Qeverisë shkojnë në Kuvend

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 13:18
Ilustrim

Në Kuvend të Kosovës është duke u diskutuar për arsimin në vend pas fillimit të vitit të ri shkollor.

Lëvizja Vetëvedosje e ka ftuar në interpelancë Ministrin e Arsimit, Ramë Likajn, derisa ky i fundit ka folur lidhur me përgatitjet që janë bërë në bashkëpunim me komunat.

Në kohën kur po diskutohet për arsimin, vetëm 45 deputetë momentalisht gjenden në sallë.

Në sallë nuk kanë shkuar as nga kabineti qeveritar.

Pos ministrit Ramë Likaj, vetëm zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri është parë nga Qeveria në seancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat