A po i fsheh IKSHPK-ja rezultatet e testeve PCR Covid-19 të laboratorëve privatë?

Aktuale

A po i fsheh IKSHPK-ja rezultatet e testeve PCR Covid-19 të laboratorëve privatë?

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 13:59
Ilustrim

Veç 23 teste në ditë më shumë po publikohen nga IKSHPK tash kur teste PCR po bëjnë edhe laboratorët privatë.

Kjo krahasuar me kohën kur teste ka bërë veç Instituti.

Megjithatë, laboratori i Devollëve brenda dite mesatarisht ka kryer mbi 50 teste.

Këto të dhëna të cilat fillimisht laboratori në fjalë i kishte konsideruar si sekrete e bashkë me të as IKSHPK e as Ministria e Shëndetësisë nuk kishin pranuar t’i ndajnë me mediat, ato Infokusit ia ka dërguar Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

Nga kjo po i bije që me fillimin e punës së laboratorëve privat, IKSHPK ose ka ulur numrin e testeve që i kryen, ose po i fsheh ato.

Kjo pasi brenda 25 ditësh, kur teste bënte veç Instituti, ishin prezantuar 11 mijë e 405 teste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat