“Nëse nuk ka njohje reciproke Kosova nuk do t’i përmbahet asnjë marrëveshjeje”/ Beqiri tregon të pathënat

Aktuale

“Nëse nuk ka njohje reciproke Kosova nuk do t’i përmbahet asnjë marrëveshjeje”/ Beqiri tregon të pathënat

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Këshilltari i kryeministrit Hoti, Xhavit Beqiri ka zbuluar se kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron kanë thënë se dialogu me Kosovë-Serbi duhet të përfundojë deri në fund të vitit.

Ndër të tjera Beqiri është shprehur se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke, përndryshe Kosova nuk do t’i përmbahet asnjë marrëveshjeje. Beqiri shton se Merkel dhe Macron e kanë bërë të qartë se procesi i dialogut nuk duhet të jetë i pafund.

“Të gjitha tematikat që do të shtjellohen dhe të gjitha marrëveshjet tjera eventuale do të bien në ujë nëse nuk ka njohje nga Serbia. Kosova nuk ka asnjë obligim t’i përmbahet asnjë marrëveshjeje nëse nuk ka njohje nga Serbia. Në takimin e ndërmjetësuar nga Merkel dhe Macron është bërë e qartë se ky nuk është një proces i pafund. Është përmendur edhe fundi i vitit si përmbyllje e procesit. Pra ka afat kohorë se kur do të përmbyllet dialogu,” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat