Kryeziu reagon ndaj Selmanajt: Prapakthimin provon ta “shes” si përparim

Aktuale

Kryeziu reagon ndaj Selmanajt: Prapakthimin provon ta “shes” si përparim

Nga: A.Morina Më: 18 shtator 2020 Në ora: 16:05
Përparim Kryeziu

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, ka reaguar ndaj fjalimit të zëvendëskryeministrit Selmanaj, i cili dje në foltore ka krahasuar Marrëveshjen e Washingtonit me Marrëveshjen e Rambujesë.

Kryeziu thotë se ky fakt është brengosës, fakti që zëvendëskryeministri i Kosovës provon që prapakthimin ta “shes” si përparim.

“Nuk e di se cila është më brengosëse. Fakti që zv.kryeministri i Kosovës provon që prapakthimin ta “shes” si përparim, apo fakti që Kosova, 12 vjet pas pavarësisë, në Shtëpinë e Bardhë, njëmend firmos një dokument ku askund nuk figuron termi “Republika e Kosovës”, e në të cilin Kosova praktikisht vazhdon të trajtohet si çështje e brendshme e Serbisë”, ka thënë Kryeziu, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Zëvendëskryeministri Selmanaj, dje në foltoren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbrojtje të zotimeve të 4 shtatorit, tha se statusi i tyre me të vërtetë nuk është i një marrëveshjeje klasike, dhe se i njëjti dokument nuk ka pse të ratifikohet në Kuvend. Por se një dokument të tillë, të kësaj natyre e strukture ligjore, Kosova e ka nënshkruar edhe në vitin 1999 në Rambuje.

Pra, ai, me bindje, barazoi dokumentin e nënshkruar në Ëashington, në vitin 2020, 12 vjet pas shpalljes së pavarësisë, me atë të vitit 1999 në Rambuje, kur e ku Kosova nuk ishte shtet dhe praktikisht e ligjërisht trajtohej si problem i brendshëm i Serbisë.

Nuk e di se cila është më brengosëse. Fakti që zv.kryeministri i Kosovës provon që prapakthimin ta “shes” si përparim, apo fakti që Kosova, 12 vjet pas pavarësisë, në Shtëpinë e Bardhë, njëmend firmos një dokument ku askund nuk figuron termi “Republika e Kosovës”, e në të cilin Kosova praktikisht vazhdon të trajtohet si çështje e brendshme e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat