Deputeti i LDK-së: Të bësh politikë me çështjen e Karaçevës është e pashpjegueshme

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Të bësh politikë me çështjen e Karaçevës është e pashpjegueshme

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 17:28
Ilir Tasholli

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Tasholli thekson se incidenti që ka ndodhur para një muaji në Karaçevë ka një zanafillë të hershme para 20 vitesh. Për këtë ai kërkoi që të mos bëhet politikë me këtë çështje, meqë sipas tij janë forcat e KFOR-it të cilat kanë mandat për të ruajtur kufijtë e Kosovës.

Tasholli gjatë seancës ku po raporton ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu tha se ky i fundit po punon konform kushtetutës, dhe se gjitha diskutimet tjera janë politika ditore.

Tasholli: Është më shumë aspekt politik dhe aspekt propagandues

“Me fol tash për të, edhe me bo politikë në emër të saj që gjithë e dimë që forcat e KFOR-it janë ato që të cilat kanë mandat për të ruajtur kufijtë e Kosovës, unë mendoj që është diçka e pa shpjegueshme dhe e pa qëndrueshme. Është më shumë aspekt politik, aspekt propagandues, por nuk përkon me problemin në të cilën gjendet ajo pjesë e Kosovës”, ka thënë Tasholli.

Ai ka kërkuar nga deputetët që të bëhen bashkë e të diskutojnë për këtë çështje, dhe që të formohet një mekanizëm për të zgjidhur këtë problem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat