Burri i deputetes së LDK-së i kundërpërgjigjet ashpër Ganimete Musliut e Rexhep Selimit: Harrojeni që vritet dikush që ju të bëheni milioner

Aktuale

Burri i deputetes së LDK-së i kundërpërgjigjet ashpër Ganimete Musliut e Rexhep Selimit: Harrojeni që vritet dikush që ju të bëheni milioner

Nga: N. H Më: 18 shtator 2020 Në ora: 18:17
Selimi e Musliu

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu është përplasur në seancë të Kuvendit me shefin e grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimin dhe deputetë tjerë.

Selimi ka thënë në seancë, se Veliu është shkarkuar se është i paaftë.

Opozita ka kërkuar nga Veliu, që ta arsyetojë rastin Karaçeva.

Njohësi i çështjeve te sigurisë Fadil Kajtazi dhe njërhershit burri i deputetes së LDK-së Lirije Kajtazi, përmes një postimi në facebok ka reaguar në lidhje me akuzat e opozitës.

Ai në një përgjigje ka thënë se le ta harrojnë deputetët e PDK-së dhe VV-së harrone se dikush nga Karaçeva he Policia e Kosovës vritet me policinë serbe që ju dhe shokët tuaj të bëheni milonera.

Image
Fadil Kajtazi dhe deputetja Lirije Kajtazi

“Ganimete Musliu, Arber Rexhaj, Rexhep Selimi harrone se dikush nga Karaçeva dhe Policia e Kosovës vritet me policinë serbe që ju dhe shokët tuaj të bëheni milonera”, ka shkruar Kajtazi. /Bota sot/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat