Kryetari i gjykatës supreme: Pranimi i fajësisë nga Pjetër Ndrecaj nuk ishte sipas dispozitave ligjore…

Aktuale

Kryetari i gjykatës supreme: Pranimi i fajësisë nga Pjetër Ndrecaj nuk ishte sipas dispozitave ligjore…

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 20:50
Enver Peci

Kreu i gjykatë supreme, Enver Peci, foli rreth rastit të shumëpërmendur, atë të rigjykimit për Pjetër Ndrecaj.

Kujtojmë, Ndrecaj, fillimisht ishte dënuar me burgim të përjetshëm, por që gjykata supreme e riktheu në rigjykim, ndërsa Peci tregoi edhe arsyen.

“Në rastin konkret nuk po dua të lëshohem sepse aktgjykimi është publik, ka qenë shkelja esenciale tek pranimi i fajësisë, në të cilin është konstatu se pranimi i fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk ka qenë në përputhje me dispozitat ligjore të kodit të procedurës penale sa i përket të pranimit të fajësisë, e cila në mënyrë specifike tregon se si mund të bëhet një pranim i fajësisë.

Gjatë procedurës u konstatua se te ky rast pranimi i fajësisë nuk ka qenë në përputhje me dispozitat ligjore dhe për këtë arsyje për t’u riparuar ajo shkelje ligjore është dashur të kthehej në fazën e shqyrtimit fillestar, se a e pranon fajësinë në kuptim të dispozitave dhe në kuptim të aktakuzës që është përpiluar nga ana e prokurorit të shtetit”, tha mes tjerash Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat