Aksioni i Policisë: 33 të arrestuar nga aksioni policor në Karaçevë

Aktuale

Aksioni i Policisë: 33 të arrestuar nga aksioni policor në Karaçevë

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 00:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

33 persona janë arrestuar mbrëmjen e sotme nga aksioni policor në Karaçevë dhe lokacione tjera, ku 10 prej tyre janë zyrtarë policorë.

Po ashtu, janë sekuestruar aparate të lojërave të fatit, rreth 120 gjedhe, si dhe gjësende të ndryshme si prova materiale, që dyshohet të jenë përdorur në aktivitete kriminale.

Operacioni ka filluar si rezultat i një hetimi gati njëvjeçar të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Gjilan, lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme, përfshirë bixhozin e paligjshëm, trafikimin me njerëz, trafikimin me armë, trafikimin me narkotikë, kontrabandimin e mallrave dhe aktivitete tjera kriminale.

“Ky operacion, i cili është operacioni më i madh i llojit të tij në Republikën e Kosovës, është një shembull i bashkëpunimit ndërmjet prokurorisë, policisë dhe inspektoratit policor”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me rastin, ku për detaje dhe informacione shtesë do të vazhdojmë të ju mbajmë të informuar pas operacionit të përbashkët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat