Dëshmia e Gani Gecit në Hagë, kjo është komunikata numër 59 për të cilën u intervistua, ja për çfarë bëhet fjalë

Aktuale

Dëshmia e Gani Gecit në Hagë, kjo është komunikata numër 59 për të cilën u intervistua, ja për çfarë bëhet fjalë

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 07:36
Gani Geci

Besim Dajaku ishte përcjellës i presidentit Ibrahim Rugova, kurse Bekim Kastrati gazetar në “Bota sot”, medium ky që dha shumë për të vërtetën duke e paguar edhe me jetën e gazetarëve.

Komunikata me numër 59 e lëshuar nga ish – Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë kohës së luftës në Kosovë ishte me pasoja fatale.

Dy kishin mbetur të vrarë dhe dy të tjerë ishin të plagosur pas luftës, përshkak të kësaj komunikate të lëshuar në atë kohë nga kreret e Ushtrisë Çlirimtare të Ksoovës.

Kjo komunikatë, e lëshuar kundër Gani Gecit, personit më të afërt të ish presidentin Ibrahim Rugovës, jo që ishte vetëm linçim për të dhe familjen e tij, por ishte edhe kundër institucioneve të Republikës së Kosovës, me president të parë Dr. Ibrahim Rugova.Çka thuhet në Komunikatën Nr. 59?

Në këtë komunikatë të Shtabit të Përgjithshëm më numër 59 thuhet: “Abedin Rexha u vra nga kolaboracionisti me damkë Gani Geci, i lindur në Llaushë, i cili edhe më herët e edhe gjatë ofensivës së fundit serbe, është parë i maskuar duke i prirë policisë serbe në masakrat që u kryen mbi popullin civil të Drenicës”.

Pas kësaj Komunikate të gjithë ushtarët e fshatit Llaushë kishin reaguar dhe thëniet e komunikatës nr. 59 i hedhin poshtë si krejtësisht të pavërteta, tendencioze e qëllimkëqia, duke dalë nga një klan dhe që kanë për qëllim njollosjen e luftëtarëve të devotshëm, siç është Gani Geci që nga fillimi i luftës dhe më parë.

Këtij reagimi i bashkëngjiten, duke e shprehur pezmin e tyre, edhe ushtarët e të gjitha fshatrave përreth, si të atyre në Prekaz, Rezallë e fshatrave të tjera. Ne ushtarët e këtij rrethi e njohim shumë mirë Gani Gecin si ushtar që nga viti 1991, kur policia famëkeqe serbe ia mësyu Prekazit dhe konkretisht familjes së Adem Jasharit. Gjithashtu edhe gjatë viteve në vazhdim e dimë fort mirë veprimtarinë e tij.

“Gjatë të gjitha ofensivave, Gani Geci ka qenë në mesin tonë, ndërsa në atë të fundit ai ndodhej gjatë tërë kohës në Prekaz, dhe këtë e dëshmojnë komandantët Sami Lushtaku, Ilaz Kodra dhe Nuredin Lushtaku. Andaj, thëniet në këtë komunikatë, e çka është edhe më skandaloze, të lëshuar në emër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, se “Ganiu i ka pri ofensivës serbe me maskë”, janë një trillim dhe përpjekje për njollosjen e ushtarit tonë më aktiv në luftë kundër okupatorit serb. Gjithashtu, kjo është një njollosje edhe për tërë fshatin tonë. Këto akuza nuk kanë kurrfarë baz, andaj në këtë reagim bashkëngjitet edhe komanda e fshatit Prekaz”, thuhet në reagimin a tyre menjëherë pas lëshimit të Komunikatës me numër 59.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat