Kurti si kryeministër kishte ndaluar një aksion si ky mbrëmë në Karaçevë

Aktuale

Kurti si kryeministër kishte ndaluar një aksion si ky mbrëmë në Karaçevë

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 08:35
Albin Kurti

Në rrjetet sociale është shkëputur një pjesë e intervistës ku Kurti tregon se kishte ndaluar ish-ministrin e Punëve të Brendshme gjatë qeverisjes së tij, që të merrte aksion kundër krimit të organizuar në Karaçevë.

Ndërkohë që për të njëjtën temë dje në Kuvendin e Kosovës ka folur ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Veliu ka thënë në Kuvend se në shkurt ka kërkuar nga kryeministri i atëhershëm Albin Kurti, që të ndërmarrin aksion policor në Karaçevë, por që ishte refuzuar.

“Në shkurt më pengoi Kurti, tash s’më ndalë askush. Atë punë do ta bëjë dhe ndoshta do ta dëgjoni shumë shpejtë, do ta bëjë”, ka thënë Veliu.

E ky deklarim i Veliut po del të jetë i saktë, pasi vet Kurti e ka pranuar në një intervistë se nuk i ka dhënë miratimin Veliut për të marrë aksion në Karaçevë kundër krimit të organizuar.

“I kam pyetur dy herë, ish-ministri i Brendshëm një herë me Zv.Kryeministrin (Avdullah) Hoti ku është ky aksion, më thanë njëherë në Zubin Potok e njëherë në Karaçevë, në atë pjesë e territorit që në bazë të marrëveshjes së Kumanovës mbase edhe nuk është e qartë a është në Kosovë apo Serbi por e dimë që është pjesë e Kosovës. Pastaj unë kërkova sqarime që të ketë një lloj teksti analize se pse do të kishin sukses këto operacione meqënëse nuk kemi përvojë të mirë në ndërhyrje në këto zona. Dhe kur kam kërkuar diça me shkrim si dëshmi nuk më është dhënë asnjëherë saqë jam detyruar të them se… “, kishte thënë Kurti në një paraqitje televizive.

Policia e Kosovës, dje ka ndërmarr një aksion në zonën kufitare të fshatit Karaçevë të Kamenicës, ku dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore është ushtruar trafikim me qenie njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat