Ish-ushtaraku i UÇK-së trondit me deklaratën e tij: Ja kush i vrau zyrtarët e LDK-së – “godet” fortë Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin

Aktuale

Ish-ushtaraku i UÇK-së trondit me deklaratën e tij: Ja kush i vrau zyrtarët e LDK-së – “godet” fortë Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin

Nga: N. H Më: 19 shtator 2020 Në ora: 09:27
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Ish ushtaraku i UÇK-së, Saim Tahiraj, përmes një reagimi në faqen e tij në facebook, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, derisa ka thënë se vrasjet e fshehta në këto 25 vitet e fundit janë kryer nga organizata e LPK-së.

Tahiraj shkruan se “lufta” kundër LDK-së filloi që në themelimin e saj me Ibrahim Rugovën udhëheqës, dhe synimi kryesor ishte eliminimi i definitiv të ideologjisë djathtiste të kësaj partie.

Ai ka fjalë të mëdha për kryeministrin Hoti, për të cilin thotë se është një njeri me përgatitje të lartë profesionale e morale, i urtë e me vlera të mëdha njerëzore e profesionale, e i cili tashmë po ballafaqohet tani me disa të papritura.

Ish-bashkëluftëtari i heroit Sali Çekaj po ashtu në këtë shkrim ka ‘goditur’ ish-kryeministrin Kurti dhe kryeparlamentaren Osmani, ku të parin e ka quajtur si “Lenini” i vogël, ndërsa për ish-nënkryetaren e LDK-së thotë se, “zonja vjen nga një shkollë krejtësisht tjetër dhe e pastër si loti, por bën huqje në trehapshin e valles së komanduar antirugoviane”.

Ja shkrimi i tij:

Image
Saim Tahiraj

Seanca e Parlamentit të Kosovës ku raportoi kryeministri Hoti për marrëveshjen në SHBA, shpërfaqi edhe një herë realitetin e hidhur në Kosovë.

Parlamenti i Kosovës është shëndrruar në një arenë gladiatorësh, ku ende fantazmat e kuqe vazhdojnë luftën e tyre të zhvatjes së shtetit dhe kundër LDK-së si institucion i shtetit. Ndryshe janë permanent nën ethet e një zbulimi total të vrasjeve të fshehta në këto njëzetepesë vjetët e fundit nga organizata e LPK-së, historia e së cilës i ka tronditur edhe vet ata.

Kjo shëmti filloi që nga formimi i LDK-së me Ibrahim Rugovën udhëheqës, dhe për qëlim kishin eliminimin definitiv të ideologjisë djathtiste të LDK-së e cila mbështetet në traditën tonë të atdhetarizmit të lashtë dhe modern me orientimin e saj properëndimor.

Ideologjia e kundër komuniste që burimin e ka te e majta sllave e cila assesi nuk mund të ngadhënjej dhe të pajtohet me realitetin shqiptar. Rreshtimi me qytetërimin e evropian dhe në miqësi të përhershëm me SHBA -të. e ka kuptimin e mbijetesës dhe ekzistencës.

Kryeministri Hoti si një njeri me përgatitje të lartë profesionale e morale, i urtë e me vlera të mëdha njerëzore e profesionale, u ballafaqua edhe njëherë me zhurmagjinjtë tradicional, që të kujtojnë̈ ato kafshët e egra që luftonin me gladiatorët herë pas here. Ca deputetë që vijnë nga disa miniparti, të cilët kurrë nuk kanë qenë stabil por gjithmonë kërcnim për rrëzimin e qeverive funksionale.

Janë pozicionuar në bazë të interesave të tyre si parti private meskine. Gjithë jeta u shkoi si qiraxhinj tu u nda e tu u bashkua me vallen e karnavalit të kuq si gjaku. Janë mësuar të vallëzojnë në bazë të orkestrimit të dirigjentëve nga garda e vjetër por edhe ajo e reja kur ngordhen për tu bërë kryeministra e president. Në çfarë derexhe ka ardhë inteligjenca dhe atdhetarizmi në Kosovë.

Tmerr i njëmij vjetëve të fundit. Një tjetër Lenin i vogël shkrryhet për tokë me sytë kapsollë që të duket stoik e hekakeq për këtë tokë që i duket krejt e kuqe. Kësaj valle monotone, fakeqësisht ju bashkua prapë edhe Kryeparlamentarja Osmani. Më vinte shumë keq se ajo dallohej shumë nga ata tradicionalët e vegjëlisë proletare. Shifej qartë se ajo zonjë vjenë nga një shkollë krejtësisht tjetër dhe e pastër si loti por bën huqje në trehapshin e valles së komanduar antirugoviane.

LDK-ja u themelua në një moment të rëndësishëm historik, me vendimin e aktiviteteve të shumë gjeneratave. Ajo pati sulme nga më të ndryshmet, duke filluar nga pushtuesit sllav që përdorën të gjitha mjetet dhe format për t’a shkatërruar këtë tokë me gjithë njerëzit por kurrë nuke ja arriti!

Pati shumë sulme nga jashtë e brenda, po nga i njejti soj që sot po sulmohet dhe po qohet pluhur pandërprerë. Të tillët duhet ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se nuk dinë, nuk mund ta qortojnë̈ dhe nuk mund të konkurojnë me përvojën tridhjetëvjeçare të LDK-së, forcë kjo që mund ta qet shtetin në binarët normal.

Sukseset e Kryeministrit Hoti dhe të Qeverisë së drejtuar nga LDK dhe Akademia e Shkencave po e dëshmojnë këtë dhe syqeltësia dhe profesionalizmi në negociata është jetike dhe i duhet ndihma nga jashtë dhe brenda. Këto situata janë më të rëndat që nga paslufta. Këto negociata janë fati i vet luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat