Rexhaj: Ky zyrtar i Vetëvendosjes kontrollon Prishtinën dhe ka pasuri 100 milionë euro

Aktuale

Rexhaj: Ky zyrtar i Vetëvendosjes kontrollon Prishtinën dhe ka pasuri 100 milionë euro

Nga: A.Zh Më: 19 shtator 2020 Në ora: 09:52
Lëvizja Vetëvendosje

Veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Xhevat Rexhaj, ka folur pas përplasjes së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi me ministrin e Brendshëm Agim Veliu.

Selimi e Veliu, shkëmbyen akuza mes vete në seancën e djeshme të Kuvendit ku raportonte ky i fundit për hyrjen e ushtrisë serbe në Kosovë, duke i përmendur edhe mustaqet.

E sipas Rexhajt, Selimi kontrollon Prishtinën dhe ka pasuri deri në 100 milionë euro, përcjell Bota sot.

Reagimi i Rexhajt në Facebook:

Rexhep Selimi ishte ministër ilegal i qeverise ilegale shikiste QPK!!! i Hashim Thaçit e K. Veselit me 1999, 2000 kur u vranë figurat kryesore shqiptare. R. Selimi sipas dokumentareve të Gazetës Express dhe Insajderit kontrollon Prishtinën me banda tjera dhe ka pasuri deri ne 100 milionë euro....

Image
Postimi i Rexhajt në Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat