Akuza të rënda ndaj ministrit Veliut: Po mashtron opinionin me aksione si nëpër filma

Aktuale

Akuza të rënda ndaj ministrit Veliut: Po mashtron opinionin me aksione si nëpër filma

Nga: A.Zh Më: 19 shtator 2020 Në ora: 10:25
Aksioni i Policisë

Aksioni i mbrëmshëm i Policisë së Kosovës, i shërbeu politikave ditore të ministrit të Brendshëm Agim Veliu, e jo sundimit të ligjit dhe luftimit të krimit. Kështu ka deklaruar Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, përcjell Bota sot.

Ai ka akuzuar qeverinë e Kosovës se po e mashtron opinionin publik me aksione si nëpër filma.

Sipas tij, politizimi i sistemit të drejtësisë nuk e ka bazën në Karaçevë.

Reagimi i tij në Facebook:

Aksioni në Karaçevë në vend që ti shërbente sundimit të ligjit dhe luftimit të kriminalitetit, sonte i shërbeu politikave ditore të një ministri me komplekse serioze dhe një qeverie që e mashtron opinionin publik me aksione si nëpër filma.

Hetimi dhe ndjekja penale e kryesve të veprave penale është punë vetëm e policisë dhe prokurorisë dhe askujt tjetër. Sonte policia dhe prokuroria servis i politikës si gjithnjë.

Korrupsioni dhe krimi i organizuar që e pengon liberalizmin e vizave rrënjët i ka në Prishtinë, jo në Karaçevë.

Politizimi dhe nënshtrimi i sistemit të drejtësisë adresën e ka tek politika, ku LDK ka hise të madhe. Politizimi i këtij sistemi nuk e ka bazën në Karaçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat