Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imet Rrahmani, përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë e tij në Faebook, ka thënë se veprimi i mbrëmshëm i shtetit në Karaçevë i ka fikur dritën disave që luajtën ka një dorë dhe kanë postuar foto patriotike.
Ai shkruan se shteti i doli zot kësaj pune, përcjell gazeta “Bota sot”.
Ja shkrimi i tij:
Veprimi i shtetit në Karaçevë i paska fikë disa, edhe e "lujshin ka një dorë" edhe postojshin foto patriotike...!
Menjëherë pas miratimit të Ligjit për ndalimin e lojërave të fatit, në një hapësirë tejet të vogël u hapën kazino ku ushtrohej jashtëligjshëm dhe e papenguar veprimtaria.
Pse bash aty?
Sepse ka kohë që ajo hapësirë është trajtuar si territor i diskutueshëm i shtetit të Kosovës. E krimi dhe ata prapa tij, e shfrytëzuan deri tash.
Sot, shteti i doli zot kësaj pune.