Deputeti i VV-së: Bashkë me kazinot të largohet edhe qeveria ilegale

Aktuale

Deputeti i VV-së: Bashkë me kazinot të largohet edhe qeveria ilegale

Nga: A.Zh Më: 19 shtator 2020 Në ora: 10:56
Kazinot e rrënuara

Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani, ka reaguar pas aksionit të Policisë në Karaçevë.

Atje janë rrënuar kazino dhe qenda të prostitucionit e kontrabandës, derisa janë arrestuar edhe zyrtarë policor.

Sipas Rrahmanit, bashkë më kazinot e prostitucionin, duhet të largohet edhe qeveria, të cilën e ka quajtur “ilegale”, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë në Facebook:

Deri dje qendër e bixhozit, prostitucionit, kontrabandës, shitjes së narkotikëve. Sot e rrënuar. Gjërat mund të ndryshohen edhe brenda orëve.

Aktivizimi qytetar, angazhimi politik detyron çdo pushtet të veproj, madje edhe atë ilegal. Bashkë me kazinot e prostitucionin duhet të largohet edhe kjo qeveri ilegale.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat