Pas aksionit në Karaçevë, deputeti i VV-së ka një mesazh për LDK-në dhe klasën e vjetër politike

Aktuale

Pas aksionit në Karaçevë, deputeti i VV-së ka një mesazh për LDK-në dhe klasën e vjetër politike

Nga: A.M. Më: 19 shtator 2020 Në ora: 11:05
Alban Hyseni

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni ka komentuar aksionin e mbrëmshëm në Karaçevë.

Ai ka shkruar në Facebook, se lëvizjet e mbrëmshme në Karaçevë, nuk e mohojnë dëmin që po i shkaktoni vendit për çdo ditë.

Po ashtu, ai ka shkruar se Kosova është e paprekshme.

Postimi i plotë:

(L)ëvizjet e mbrëmshme në Karaçevë, nuk e mohojnë dëmin që po i shkaktoni vendit për çdo ditë.

(D)ënimi potencial i mbi 20 persona, mbi 10 prej tyre pjesë e policisë së Kosovës, nuk e ndryshon faktin që kjo qeveri nuk e di drejtimin e rrugën e saj.

(K)ëndvështrimi nuk ndryshon, sepse po e kuptojmë që është e kot kjo tentativë për shpërqëndrim të vëmendjes.

(I)nspektorati policor ishte bashkë me forcat e tjera të rendit, por kjo nuk e ndryshon faktin që keni hapur rrugën që Serbia të fus duart në pasuritë e vendit.

(K)osova është e paprekshme. Këtë duhet ta kuptoni, prandaj LDK IK së shpejti në opozitë bashkë me klubin e vjetër politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat