Analisti “gozhdon” deputetët e VV-së: A u lajmëruan ata “patriotët”, Kalaçeva, Kalaçeva!

Aktuale

Analisti “gozhdon” deputetët e VV-së: A u lajmëruan ata “patriotët”, Kalaçeva, Kalaçeva!

Nga: N. H Më: 19 shtator 2020 Në ora: 11:31
Rexhep Selimi

Analisti politik, Leon Duhanaj, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, lidhur me rastin Karaçeva.

Ai më këtë rast ka ‘goditur’ deputëtë e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët, në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës, ishin të zëshëm lidhur me veprimtarin ilegale në Karaçevë të Kamenicës.

Ndër më të zëshmit ishte shefi i këtij grupi parlamentar Rexhep Selimi, sa që për një moment eskaloi në akuza ndaj ministrit Veliu.

“A u lajmëruan ata “patriotët” që u zyrshin në seancë të Kuvendit, Kalaçeva, Kalaçeva”, shkruan Duhanaj.

Kujtojmë se mbrëmë Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës dhe agjencitë tjera bashkëpunuese kanë ekzekutuar urdhërkontrolle në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat