Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka deklaruar se të majtët, si Lëvizja Vetëvendosje, dijetarët evropianë i njohin si anëtarë të klubit të budallenjve.
Ai këto komente i bëri në seancën e Kuvendit, ku po replikonte me deputetin e VV-së Hekuran Muratin.
“Nëse ju kërkoni shpjegime të fushës së dijës dhe të së majtës ekstreme, anarkiste, si ju, dijetarët evropianë i njohin si anëtarë të klubit të budallenjve”, ka thënë Shala.
Atij i ka reaguar ish-zëvendësministri i Infrastrukturës nga VV-ja Avni Zogiani, përcjell Bota sot.
Zogiani ka thënë se Shala e ka një zor dhe se shantazhet e PDK-së nuk janë vetëm llafe.
“Kujtim Shala, akademiku, në Parlament, paska kualifikuar 70% të politikës evropiane, si klub i budallenjve... Kujtimi ka një zor! Siç duket shantazhet e PDK-së nuk qenkan veç llafe!”, ka shkruar ai në një postim në Facebook./BS