Reagon edhe Adriatik Kelmendi për aksionin e Policisë në Karaçevë, ja çfarë thotë për bizneset ilegale, kujt i konvenuan ato?

Aktuale

Reagon edhe Adriatik Kelmendi për aksionin e Policisë në Karaçevë, ja çfarë thotë për bizneset ilegale, kujt i konvenuan ato?

Nga: N.Sh Më: 19 shtator 2020 Në ora: 12:09
Adriatik Kelmendi

Edhe gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të komunës së Kamenicës që ndodhi mbrëmë.

Ky operacion që u zhvillua në Karaçevë ka rezultuar me bastisje, arrestime të policëve të Kosovës, serbë e shqiptarë si dhe ke rrënimin e objekteve ilegale që kanë vepruar aty, ku është kryer bixhoz të paligjshëm dhe trafikim me njerëz e armë.

Për këtë, gazetari Kelmendi përmes një postimi në Facebook, thotë se, më e rëndësishme se sa rrënimi i atyre bizneseve është çështja se si u lejua operimi i tyre deri më sot.

Ai pyet se kujt i kanë konvenuar, kush i ka mbrojtur dhe kush ka qenë i përfshirë.

Më e rëndësishme se sa rrënimi i bizneseve ilegale në Karaçevë është çështja se si u lejua operimi i tyre deri më sot?!

Kujt i kanë konvenuar, kush i ka mbrojtur, kush ka qenë i përfshirë?!”, shkruan ai, përcjell gazeta “Bota sot”.

Ndryshe, ky operacioni ka filluar si rezultat i një hetimi gati njëvjeçar të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Gjilan, lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme, përfshirë bixhozin e paligjshëm, trafikimin me njerëz, trafikimin me armë, trafikimin me narkotikë, kontrabandimin e mallrave dhe aktivitete tjera kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat