Tre ditë rresht u intervistua për 20 orë nga Gjykata Speciale, ja çfarë bën sot Gani Geci

Aktuale

Tre ditë rresht u intervistua për 20 orë nga Gjykata Speciale, ja çfarë bën sot Gani Geci

Nga: N.Sh Më: 19 shtator 2020 Në ora: 15:09
Gani Geci

Ish-deputeti dhe anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci, gjatë ditës së djeshme ka treguar se është intervistuar nga Gjykata Speciale për 20 orë rresht.

E sot, Geci, përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar të gjithë bashkatdhetarët që i kanë dhënë përkrahje në rrugën e drejt siç thotë ai.

Geci falënderon përkrahësit e tij për mbrojtjen e Republikës së Kosovës dhe denoncimin e atyre që dhanë urdhra për me vra shqiptarë.

Ai shton se po bëhen 22 vjet që qëndroi i palëkundur për të mbrojtur të vërtetën.

Postimi i plotë:

Pas Holandës filluan takimet e njëpasnjëshme me bashkatdhetarë.

I falënderoj shumë Sabi Kaqanollin, Enis Karadakun dhe të gjithë bashkatdhetarët për përkrahjen në rrugën e drejtë për mbrojtjen e Republikës së Kosovës dhe denoncimin e atyre qe dhanë urdhra me vra shqiptarë, kundërshtar politik.

Po bëhen 22 vjet që ne qëndruam të palëkundur për ta mbrojtur të vërtetën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat