“Veliu e goditi bishtin, nesër ti godite kokën e krimit”, thirrja për Albin Kurtin

Aktuale

“Veliu e goditi bishtin, nesër ti godite kokën e krimit”, thirrja për Albin Kurtin

Nga: A.Zh Më: 19 shtator 2020 Në ora: 15:39
Aksioni i Policisë në Karaçevë

Ish-kryeministri Albin Kurti, ka përgëzuar Policinë e Kosovës për aksionin e mbrëmshëm në Karaçevë, ku u arrestuan edhe 11 zyrtarë policorë për kontrabandë dhe trafikim me qenie njerëzore.

Kurti në një konferencë për media, ka thënë se mbrëmë është goditur “bishti i krimit”, pasi “koka”, sipas tij mund të jetë në Prishtinë.

E “kokën” e kriminalitetit, sipas ish-mjekut të UÇK-së Liri Loshit, mund ta godas vet Kurti, përcjell Bota sot.

Loshi ka thënë se Kurti duhet të harrojë se u hoq padrejtësisht nga posti i kryeministrit dhe të krenohet me trimërinë e policëve të Kosovës.

Sipas tij, në mesin e policiëve ka më shumë votues të kryetarit të VV-së se sa të kryeministrit Avdullah Hoti.

Reagimi i plotë i Loshit në Facebook:

I dashur Albin Kurti, aksioni policor në Karaçevë duhet përshëndetur me entuziazëm, respekt dhe falënderim. Sepse, policia e Kosovës nuk është vetëm e jotja as vetëm e Agim Veliut, por është e jona, e Kosovës.

S’ka rëndësi a është goditur bishti a është goditur një këmbë e krimit. Më rëndësi është se është qëlluar krimi. Nëse sot qenka goditur bishti, kur të gjendesh në pushtet nesër, ti godite kokën.

Sot flasim për policinë, për aksionin e saj të susksesshëm, nuk flasim për hallkat tjera që do ta luftojnë krimin, sepse ky është një shembull i shkëlqyeshëm dhe motivues për të gjitha instancat tjera. Sot flasim për aksionin real të policisë sonë dhe jo për një aksion gangsterësh. Sot flasim për një aksion që na bën krenar të gjithëve.

Bëhu i sinqertë, harro se je politikan, harro se të hoqën padrejtësisht nga posti i kryeministrit, harro se je opozitar, hedhe mllefin anash dhe ngritu mbi çdo epsh të urrejtjes, revanshit dhe hakmarrjes. Ngritu dhe si qytetar i Kosovës, por edhe si një lider i respektuar politik, shprehe atë që unë besoj fort se ti e ndjen e ajo është krenaria për trimërinë e burrave dhe grave (vajzave) të policisë së Kosovës.

Në mesin e tyre mund të ketë më shumë votues tu se sa të Avdullah Hotit e Isa Mustafës. Inkurajo këta burra e gra sot që goditën “bishtin” e krimit, nëse do që nesër, bashkë me ta, bashkë me ty dhe bashkë me ne, ta godasim kokën e krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat