Çka shkruan mediumi amerikan për dekoratën që Thaçi i ndau Trumpit?

Aktuale

Çka shkruan mediumi amerikan për dekoratën që Thaçi i ndau Trumpit?

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 15:54
Presidenti amerikan Donald Trump

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së djeshme ka ndarë urdhrin më të lartë shtetëror – Urdhrin e Lirisë – për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij për lirinë e Kosovës, forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Lajmi është pasqyruar edhe në disa nga mediat më të mëdha në Amerikë.

Fox News shkruan për letrën që Thaçi i ka dërguar presidentit Trump e ku theksohet  se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes së qëndrueshme dhe prosperitetit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.

Në letrën e tij dërguar Trump, Thaçi ka deklaruar se marrëveshja për normalizimin ekonomik në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk do të ishte e mundur pa udhëheqjen e fuqishme të tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Thaçi gjithashtu ka dekoruar këshilltarin për siguri kombëtare, Robert O’Brien dhe të dërguarin special për dialogun, Richard Grenellin.

Mediumi amerikan rikujton se më 4 shtator, Kosova dhe Serbia në Washington, kanë nënshkruar marrëveshje të ndara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për normalizim ekonomik të të dyja vendeve të Ballkanit.

Nënshkrimi u bë në Shtëpinë e Bardhë dhe me praninë e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili qëndroi në mes të delegacionit shtetëror të Kosovës të kryesuar nga kryeministri Avdullah Hoti dhe delegacionit serb të kryesuar nga presidenti Aleksandar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat