Kurz i kënaqur me marrëveshjen e Washingtonit, kërkon zbatim të saj

Aktuale

Kurz i kënaqur me marrëveshjen e Washingtonit, kërkon zbatim të saj

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 18:24
Sebastian Kurz

Kancelari austriak, Sebastian Kurz e ka vlerësuar lartë marrëveshjen e Washingtonit, ndërsa i ka përgëzuar liderët e Kosovës dhe Serbisë për gatishmërinë e bashkëpunimit, nga i cili sipas tij përfitojnë të gjitha shtetet e rajonit.

Shefi i qeverisë vjeneze, këto komente i bëri në pyetjen e gazetarit, Nefail Maliqit, pas takimit që pati në Bernë me presidenten e konfederatës së Zvicrës, Simonetta Sommaruga.

Sipas tij, tash u mbetet palëve që ta respektojnë dhe zbatojnë këtë marrëveshje, e paashti edhe ato të nënshkruara në Bruksel.

Kurz iu bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta harrojnë të kaluarën e hidhur, dhe të mendojnë për të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat