Ismaili i PDK-së për aksionin në Karaçevë: Kurti ka rrezikuar sigurinë kombëtare

Aktuale

Ismaili i PDK-së për aksionin në Karaçevë: Kurti ka rrezikuar sigurinë kombëtare

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 21:10
Uran Ismaili

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka përshëndetur aksionin e mbrëmshëm të Policisë së Kosovës në zonën kufitare të Karaçevës, por thotë se është shqetësuese që operacionet konfidenciale bëhen objekt i konfrontimeve të ulëta politike nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Po ashtu Ismaili ka thënë se Albin Kurti ka rrezikuar sigurinë kombëtare dhe sigurinë e policëve dhe udhëheqësve të këtij operacioni.

“Me zbulimin e këtij informacioni – se po mendohej të goditej krimi në Karaçevë, Kurti ka rrezikuar sigurinë kombëtare dhe sigurinë e policëve dhe udhëheqësve të këtij operacioni. Pra, këtu kemi të bëjmë me përgjegjësi të dyfishtë: 1. Pengimin e marrjes së vendimit. 2. Zbulimin e informacionit se një operacion i tillë është duke u përgatitur.

Me të parën, Kurti tregoi se heziton t’i dalë përballë krimit. Me të dytën, ai i paralajmëroi dhe informoi paraprakisht dhe publikisht kazinotë për një operacion të tillë, duke u dhënë kështu mundësi për t’u kujdesur në mbulimin e krimit”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Ky është postimi i tij i plotë:

Policia e Kosovës, me aksionin e ndërmarrë në zonën kufitare të Karaçevës, goditi krimin dhe dërgoi sinjal të qartë për të gjithë ata që kanë zgjedhur për veprimtari të tyre kazinotë – tashmë të ndaluara me ligj.

Mirëpo, është shqetësuese që operacionet konfidenciale bëhen objekt i konfrontimeve të ulëta politike nga VV dhe LDK.

Nga përplasjet në Kuvendin e Kosovës dhe nga studiot televizive, kuptuam se ish Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar të marrë masa kundër krimit të organizuar. Edhe pse u tha se gjithçka kishte qenë gati për këtë operacion, Kurti ishte bërë avokat i këtij aktiviteti – duke zgjedhur mosveprimin. Por, nuk zgjodhi heshtjen. Në një intervistë televizive, Kurti rrëfen me qetësi se kishte refuzuar dy herë planin e policisë për goditjen e krimit.

Me zbulimin e këtij informacioni – se po mendohej të goditej krimi në Karaçevë, Kurti ka rrezikuar sigurinë kombëtare dhe sigurinë e policëve dhe udhëheqësve të këtij operacioni. Pra, këtu kemi të bëjmë me përgjegjësi të dyfishtë:

1. Pengimin e marrjes së vendimit.

2. Zbulimin e informacionit se një operacion i tillë është duke u përgatitur.

Me të parën, Kurti tregoi se heziton t’i dalë përballë krimit. Me të dytën, ai i paralajmëroi dhe informoi paraprakisht dhe publikisht kazinotë për një operacion të tillë, duke u dhënë kështu mundësi për t’u kujdesur në mbulimin e krimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat