Shpallen në kërkim vëllai dhe nipi i policit Ferid Leci që u vetëdorëzua në polici pas aksionit në Karaçevë

Aktuale

Shpallen në kërkim vëllai dhe nipi i policit Ferid Leci që u vetëdorëzua në polici pas aksionit në Karaçevë

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 21:22
Foto ilustrim

Vëllai dhe nipi (emra të njohur për redaksinë) i policit Ferid Leci janë shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.

Burime të medias brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se këta të dy dyshohet se kanë kryer veprat penale “Kontrabandim dhe organizim i lojërave të fatit” në zonën e Karaçevës, bashkë me policin Leci, i cili u vetëdorëzua sot në polici.

Në kuadër të mega-aksionit policor që u zhvillua mbrëmë në zonën kufitare të Karaçevës, Ferid Leci ishte në mesin e personave që kërkoheshin nga policia për shkak të dyshimeve për veprimtari ilegale të zhvilluara në këtë zonë.

Pasi nuk arritën ta arrestojnë, forcat e rendit bastisën mbrëmë shtëpinë e policit Leci në Hodonoc të Kamenicës, brenda së cilës u gjetën armë zjarri pa leje, para të gatshme dhe gjësende tjera të kundërligjshme. 

Leci dyshohet se nuk zgjodhi luftimin e krimit dhe korrupsionit në zonën ku shërbeu për një kohë të gjatë, por iu bashkua grupeve kriminale që në mënyrë ilegale arritën të përfitonin materialisht.

Ndërsa, i njëjti sot është vetëdorëzuar në polici dhe sipas burimeve të GS do të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat