A do të pranojë të takohet Vetëvendosje me Richard Grenell?

Aktuale

A do të pranojë të takohet Vetëvendosje me Richard Grenell?

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 09:25

(E plotësuar) - Anëtari i VV-së, Avni Zogiani, ndonëse nuk është i informuar në linja zyrtare nëse i dërguari Special i Presidentit Trump, Richard Grenell të hënën do të vizitojë Kosovën, ai nuk e ka mohuar një takim me të.

I pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje do të pranojë të takohet me Richard Grenell, ai nuk e ka mohuar këtë duke lënë mundësi që të deklarohen pas ndonjë ftese.

“Një informacion të tillë deri me tani zyrtarisht nuk na ka sjellë askush. Ne mendojmë se domosdoshmërish problemi nuk qëndron të Grenell edhe pse stili i Grenell në ndërmjetësim ka qenë problematikë. Por, problemi ka qenë te mungesa e vullnetit  të palës kosovare dhe qëndrimit që të shkojë me kërkesa me platformë të ketë qartësi në secilin takim të tillë”, ka thënë ai.

Zogiani ka thënë se Kosova duhet të ketë qartësim për temat e dialogut dhe se Kuvendi e skena politike duhet të jenë të informuar për procesin e dialogut Kosovë -Serbi.

VV: Hoti ka një besim naiv që mund ta ndajë ekonominë nga politika

Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë deklaruar se kryeministri Hoti është i çuditshëm , pasi mendon se ekonomia mund të ndahet nga politika dhe që mendon se një shtet mund të heq dorë nga të qenit shtet përkohësisht.

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani tha se momenti final kalojë në Uashington dhe Kosova nuk morri njohje nga Serbia, derisa ka theksuar se së fundmi dolën një listë me projekt ide në mesin e të cilave autostrada e paqes, hekurudha që lidh Prishtinën me Nishin, si dhe linja ajrore Prishtinë-Beograd.

Zogiani: Kosova vazhdon të sillet si autoritet jo shtetëror

“Kryeministri Hoti i ka konfirmuar opinionit ndërkombëtar se Serbia nuk do ta njoh Kosovën, do me thënë kjo është rezultati përfundimtar i këtij narracioni që na kanë futur këta për këtë kohë...Thelbi i këtyre marrëveshjeve është se Kosova vazhdon të sillet si autoritet jo shtetëror, pak a shumë në sensin terminologjik, Kosova po vazhdon të mos ketë fare referenca të shtetësisë, për shembull kur flitet për autostrada, për hekurudha e të tjera, në këto marrëveshje nuk mund të gjeni ndonjë referencë për pikat kalimtare si pika të kufirit”, tha ai, duke shtuar se Serbia në marrëveshjen me Maqedoninë e ka të theksuar si pika kufitare por kjo nuk ndodhë edhe me Kosovën.

Sipas tij, në të gjitha marrëveshjet se Kosova përveç që po determinon zhvillimet e saj infrastrukturore me Serbinë, po e bën veten vend transit, ku mallrat që kalojnë nëpër Kosovë, janë të lira. Kurse, ato që me origjinë nga Kosova, pengohen.

Zogiani: Hoti ka një besim naiv, nuk mund ta ndash politikën me ekonominë

“Edhe nëse teorikisht po të ndodhin këto projekte, Kosova nuk do ta arrijë t’i përdorë ato për shkak se ka pengesa pafund jotarifore të cilat nuk janë zgjidhur me Serbinë. Këto pengesa që i krijon Serbia nuk zgjidhen sepse as nuk kërkohen me u zgjedh, ashtu siç nuk është kërkuar as njohja e Kosovës në Uashington nga pala kosovare, por vazhdohet me të tilla ide, pa zgjidhur problemet politike me pretendimin që tashmë e kemi ndarë ekonominë nga politika dhe kjo është me qëllim që këto projekte të mos kenë ndonjë ndikim në zhvillim të Kosovës por thjesht Kosova të jetë një pranuese pasive e politikave të dikujt tjetër....kemi pra një kryeministër të çuditshëm që mendon se ekonomia mund të ndahet nga politika dhe që mendon se Kosova ose një shtet mund të heq dorë nga të qenit shtet përkohësisht, ose e konsideron vetën shtet ose nuk e konsideron vetën shtet, nuk mund ta pauzash shtetin, nuk mund ta pauzash ekzistencën e shtetit, kështu që është një besim naiv i këtij kryeministri që mund ta ndaj ekonominë nga politika dhe pastaj çështjet politike zgjidhen me autizim“, tha ai.

Zogiani: Me marrëveshjet infrastrukturore Kosova mbetet tranzit, Serbia forcohet

Avni Zogiani nga Lëvizja Vetëvendosje gjatë një konference për media ka thënë se Marrëveshja për stabilizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, është negociuar në kurriz të Kosovës.

Sipas tij me pikën për autostradën, hekurudhën dhe linjën ajrore që lidh Kosovën dhe Serbinë si dhe pikat e tjera, Kosova po vazhdon të “sillet si autoritet jo shtetëror”.

“Kur flitet për hekurudha, autostrada, në këto marrëveshje nuk gjenden referenca për pikat kalimtare si pika kufitare. Vazhdojmë të pranojmë një proces që thellon sjelljen e Kosovës si autoritet jo shtetëror. Marrëveshje infrastrukturore forcojnë jashtëzakonisht rolin e Serbisë në rrjetin ndërkombëtar të transportit. Serbia do jetë vendi ku do kalojnë dy korridore”, ka thënë ai.

Zogiani ka thënë se me këtë marrëveshje, zhvillimi i Kosovës do të lidhet me atë të Serbisë.

Nga kjo marrëveshje, Kosova po mbetet tranzit, ka thënë Zogiani.

“Një fakt që është konsistent në këto marrëveshje është se Kosova po mbetet thjesht një vend tranzit ku mallrat që kalojnë për Kosovë janë të lira kurse ato me origjinë nga Kosova pengohen. Kosova ka nënshkruar marrëveshje në bazë të cilës do hapet linjë speciale Prishtinë-Beograd por Kosova vazhdon të ketë probleme me linjën ajrore”, tha ai. 

***

Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë konferencë për media.

Ngjarja pritet të fillojë nga ora 12:00, në zyret e VV-së, shkruan Indeksonline.

Arsyeja e kësaj konference akoma nuk dihet.  

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat