Zbulohet pse Serbia po synon rihapjen e temës së Asociacionit

Aktuale

Zbulohet pse Serbia po synon rihapjen e temës së Asociacionit

Nga: A.Zh Më: 20 shtator 2020 Në ora: 09:51
Gjuriq, Lajçak dhe Hyseni

Violeta Haxholli, hulumtuese në Institutin e Kosovës për Drejtësi, ka thënë se Serbia po synon të rihap temën e Asociacionit, pasi synon një të tillë përtej Kushtetutës së Kosovës.

Ajo ka thënë se shteti i Kosovës nuk është fajtor për moszbatimin e marrëveshjes së Asociacionit.

Haxholli ka kujtuar se dy qeveri pas vitit 2015, nuk e kanë dorëzuar statusin për hartimin e ASK-së, pasi nuk ishin të interesuar që të themelohet ASK-ja në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015.

Reagimi i saj në Facebook:

Shteti i Kosovës nuk është fajtor për moszbatimin e marrëveshjes së Asociacionit.

Pas vitit 2015 dy qeveri e kanë emëruar ekipin menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit të përbërë prej pjesëtarëve të komunitetit serb (sipas marrëveshjes së Brukselit). Ata nuk e kanë dorëzuar statutin, sepse nuk kanë qenë të interesuar që Asociacioni të themelohet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015.

Kjo është arsyeja pse pala serbe po insiston me rihap temën e Asociacionit në Bruksel. Sepse po synon një Asociacion përtej Kushtetutës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat