Qërim hesapesh, rrahje, e i pafytyrë mes VV-së dhe LDK-së? Ja përplasja e ashpër Konjufca-Rugova: “E kanë përgjakur Kuvendin me vrasjen e Smajl Hajdarajt”

Aktuale

Qërim hesapesh, rrahje, e i pafytyrë mes VV-së dhe LDK-së? Ja përplasja e ashpër Konjufca-Rugova: “E kanë përgjakur Kuvendin me vrasjen e Smajl Hajdarajt”

Nga: N. H Më: 20 shtator 2020 Në ora: 10:26
Rexhep Selimi

Rrëzimi i Qeverisë Kurti nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka prekur shumë Lëvizjen Vetëvendosje.

Kjo gjë tashmë ka bërë që raportet mes këtyre dy subjekteve të eskalojnë edhe në akuza dhe kundër-akuza të rënda.

Por, si nisi gjithçka?

Në korrik të këtij viti nga Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference pretenduan se Gazmend Gjyshinca, deputet nga radhët e VV-së, ishte sulmuar nga Arben Gashi dhe Kujtim Shala të LDK-së.

Ndërsa po ashtu përmes një konference për media, deputetët e LDK-së, Arben Gashi dhe Kujtim Shala mohuan akuzat e Vetëvendosjes.

Deputeti Arben Gashi, para gazetarëve tha se në korridor ka pasur gjuhë agresive nga deputetët Gjyshinca e Fitore Pacolli.

Por, nuk shkuan shumë javë, dhe përplasja kthehet tek dy të “fortit” e VV-së dhe LDK-së. Bëhet fjalë për Rexhep Selimin dhe Agim Veliun.

Një debat i zhvilluar gjatë seancës të së premtes në Kuvendin e Kosovës në mes ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, dhe deputetit Rexhep Selimi, eskaloi rëndë.

Gjatë kohës sa po diskutohej për hapjen e kazinove në Karaçevë, Selimi i ka thënë Veliut se shumë gjëra të mira kanë ndodhur pas shkarkimit tënd, duke e quajtur atë të paaftë.

“Kaziont në kohën e Kurtit nëse qenkan hap, a janë hap kur ke qenë ti minitër apo kur ske qenë, është me rëndësi me ditë, sepse shumë gjëra të mira kanë ndodh kur ti je shkarku. Unë po besoj se ti je shkarku jo për mustaqet që i mbanë por që ke qenë i paaftë, mendoj se një ndër veprimet më të mira të Kurtit ka qenë shkarkimi yt”, kishte thënë Selimi.

Deklaratës së Selimi i ka replikuar ministri Veliu duke e quajtur atë të pa fytyrë.

” Rexhep, unë i mbaj mustaqet por i pafytyrë si ti s’jom”, ka thënë Veliu.

Tutje ka replikuar Selimi duke i thënë Veliut ” Mundesh me mshef najsen mas mustaqeve, por paaftësinë nuk mundesh me mshef”, ka thënë Selimi.

Por, një përplasje e ashpër kishte ndodhur edhe në vitin 2017 mes Glauk Konjufcës, atë botë shef i GP të VV-së, dhe ish-deputetit të LDK-së, Naser Rugova.

Krejt kjo kishte ndodhur për gjyqtarin Beqir Kalludra. E, i ashpër ishte ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ku me një fjalim të fortë iu ishte drejtuar deputetëve të VV-së se Kuvendi i Kosovës ishte përgjakur me vrasjen e Smajl Hajdarajt, dhe askush nuk e kishte ngritur zërin për këtë çështje, përveç partisë së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat