Zëvendësministri i LDK-së e quan maçorr Albin Kurtin

Aktuale

Zëvendësministri i LDK-së e quan maçorr Albin Kurtin

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 10:56
Albin Kurti

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj, nuk i ndal sulmet ndaj ish-kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka zgjedhur që ta quaj "maçorr" kreun e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai e ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook, për të bërë pjesë e debatit për aksionin e policisë në Karaçevë, i cili ishte paralajmëruar disa muaj më herët, por i njejti nuk ishte lejuar nga kryeministri i athershëm Albin Kurti, me arsyetimin se nuk kishte detaje të bollshme të prezentuara nga ana e MPB-së, e cila në atë kohë udhëhiqej nga Agim Veliu, nënkryetar i LDK-së.

"Jo m’ka thonë Agimi k’shtu, jo ashtu, jo të hanën, jo të martën etj ejt ...Sido që ta gjuajsh maqorrin (lexo Albinin) në këmbë bjen!" ka shkruar Gecaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat