Detaje nga vizita e nesërme e Grenell-it në Kosovë

Aktuale

Detaje nga vizita e nesërme e Grenell-it në Kosovë

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 11:19
Richard Grenell,foto ilustrim nga "Bota sot"

(E plotësuar) - Një delegacion i qeverisë amerikane i udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler do të udhëtojë në Athinë, Prishtinë, Beograd dhe Jeruzalem.

Laura Allen nga DFC  bën të ditur se ky udhëtim do të fillojë nga 20 shtator deri më 25 shtator për të avancuar bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik.

“Boehler do të bashkohet me Këshilltarin Special të Presidentit për Ambasadorin Serbi-Kosovë Richard Grenell; Zëvendës Administratori për Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) Bonnie Glick; President dhe Kryetar i Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM) Kimberly Reed; dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë të SHBA. Delegacioni do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të qeverisë dhe udhëheqës të sektorit privat” thuhet në përgjigjen e tij.

Ky udhëtim bëhet në kuadër të Marrëveshjeve mes Abrahamit dhe Izraeli, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit dhe marrëveshjes për normalizimin ekonimik mes Serbisë dhe Kosovë.

“Udhëtimi i delegacionit vjen në kuadër të Marrëveshjeve historike të Abrahamit midis Izraelit, U.A.E., dhe Bahreinit dhe marrëveshjes së normalizimit ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës. DFC, banka e zhvillimit të Amerikës, lehtëson investimet e sektorit privat dhe ofron një alternativë parimore të financimit ndaj regjimeve autoritare. DFC punon ngushtë me USAID, EXIM dhe agjencitë e tjera qeveritare për të promovuar zhvillimin dhe avancimin e politikës së jashtme të SHBA përmes mjeteve të saj të financimit”.

Sipas DFC delegacioni do të çojë përpara investimet strategjike që mbështesin shumëllojshmërinë e furnizimeve dhe forcojnë pavarësinë e energjisë në Greqi dhe rajonin e gjerë.

DFC do të hedhë bazat për hapjen e një zyre në Beograd për të lehtësuar zbatimin e projekteve që do të mbështesin rritjen ekonomike në rajon.

DFC dhe EXIM së fundmi nënshkruan Letrat e Interesit (LOI) me Serbinë dhe Kosovën për të ndihmuar financimin e projekteve të rëndësishme të identifikuara në marrëveshjet e 4 shtatorit.

Delegacioni gjithashtu do të vlerësojë mundësitë për të zgjeruar investimet në rajon për të rritur stabilitetin dhe bashkëpunimin ekonomik në Lindjen e Mesme.

***

Emisari Special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nesër do të vijë në Kosovë bashkë me 13 zyrtarë tjerë amerikanë.

Vizita e tij realizohet për verifikuar se deri ku ka shkuar zbatimi i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e raporteve ekonomike Kosovë-Serbi.

Njeriu kryesor që po ndërmjetëson në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell nesër do të mbërrijë në Kosovë për një vizitë për të parë zbatimin e marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë.

Grenell do të vijë në Kosovë edhe me 13 zyrtarë tjerë amerikanë, të cilët do të prezantojnë projektet për Kosovën dhe rajonin në kuadër të marrëveshjes së arritur me Serbinë.

Më 4 shtator, Kosova dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje për normalizim ekonomik, e cila u konsiderua historike për faktin se hap rrugë të dy vendeve drejt një normalizimi të raporteve ekonomike si dhe hapet rruga për investime në gjithë rajonin përfshirë në autostrada, hekurudha dhe gaz.

***

I deleguari i Presidentit Amerikan, Richard Grenell pritet të arrij në Prishtinë nesër (e hënë) thonë burime të sigurta brenda qeverisë së Kosovës.

Sipas burimeve, tashmë kanë filluar përgaditjet nga ana e personelit që merret me protokollin në kuadër të kabinetit të kryeministrisë.

Sipas po të njejtave burime, Grenell pritet të sjell dhe lajme të mira siç është heqja e vizave amerikane për kosovarët.

Zbatimi i marrëveshjes së Washingtonit është një tjetër arsye për ardhjen e zyrarit të lartë amerikan.

Media do të ju mbajë të informuar për detajet tjera të kësaj vizite të Richard Grenell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat