VV: Hoti ka një besim naiv që mund ta ndajë ekonominë nga politika

Aktuale

VV: Hoti ka një besim naiv që mund ta ndajë ekonominë nga politika

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 13:38
Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani

Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë deklaruar se kryeministri Hoti është i çuditshëm , pasi mendon se ekonomia mund të ndahet nga politika dhe që mendon se një shtet mund të heq dorë nga të qenit shtet përkohësisht.

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani tha se momenti final kalojë në Uashington dhe Kosova nuk morri njohje nga Serbia, derisa ka theksuar se së fundmi dolën një listë me projekt ide në mesin e të cilave autostrada e paqes, hekurudha që lidh Prishtinën me Nishin, si dhe linja ajrore Prishtinë-Beograd.

Zogiani: Kosova vazhdon të sillet si autoritet jo shtetëror

“Kryeministri Hoti i ka konfirmuar opinionit ndërkombëtar se Serbia nuk do ta njoh Kosovën, do me thënë kjo është rezultati përfundimtar i këtij narracioni që na kanë futur këta për këtë kohë...Thelbi i këtyre marrëveshjeve është se Kosova vazhdon të sillet si autoritet jo shtetëror, pak a shumë në sensin terminologjik, Kosova po vazhdon të mos ketë fare referenca të shtetësisë, për shembull kur flitet për autostrada, për hekurudha e të tjera, në këto marrëveshje nuk mund të gjeni ndonjë referencë për pikat kalimtare si pika të kufirit”, tha ai, duke shtuar se Serbia në marrëveshjen me Maqedoninë e ka të theksuar si pika kufitare por kjo nuk ndodhë edhe me Kosovën.

Sipas tij, në të gjitha marrëveshjet se Kosova përveç që po determinon zhvillimet e saj infrastrukturore me Serbinë, po e bën veten vend transit, ku mallrat që kalojnë nëpër Kosovë, janë të lira. Kurse, ato që me origjinë nga Kosova, pengohen.

Zogiani: Hoti ka një besim naiv, nuk mund ta ndash politikën me ekonominë

“Edhe nëse teorikisht po të ndodhin këto projekte, Kosova nuk do ta arrijë t’i përdorë ato për shkak se ka pengesa pafund jotarifore të cilat nuk janë zgjidhur me Serbinë. Këto pengesa që i krijon Serbia nuk zgjidhen sepse as nuk kërkohen me u zgjedh, ashtu siç nuk është kërkuar as njohja e Kosovës në Uashington nga pala kosovare, por vazhdohet me të tilla ide, pa zgjidhur problemet politike me pretendimin që tashmë e kemi ndarë ekonominë nga politika dhe kjo është me qëllim që këto projekte të mos kenë ndonjë ndikim në zhvillim të Kosovës por thjesht Kosova të jetë një pranuese pasive e politikave të dikujt tjetër....kemi pra një kryeministër të çuditshëm që mendon se ekonomia mund të ndahet nga politika dhe që mendon se Kosova ose një shtet mund të heq dorë nga të qenit shtet përkohësisht, ose e konsideron vetën shtet ose nuk e konsideron vetën shtet, nuk mund ta pauzash shtetin, nuk mund ta pauzash ekzistencën e shtetit, kështu që është një besim naiv i këtij kryeministri që mund ta ndaj ekonominë nga politika dhe pastaj çështjet politike zgjidhen me autizim“, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat