Zbulohet kush e organizoi ardhjen e Grenellit në Kosovë

Aktuale

Zbulohet kush e organizoi ardhjen e Grenellit në Kosovë

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 14:46
Richard Grenell

Emisari Special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nesër do të vijë në Kosovë bashkë me 13 zyrtarë tjerë amerikanë.

Media ka kontaktuar me zyrën e Richard Grenell për të mësuar arsyen e vizitës së tij në Kosovë.

Vizitën e kanë konfirmuar nga Grayson Vincent prej divizionit të mediave në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-ve.

Të njëjtit kanë thënë se kjo vizitë është e organizuar nga Korporata Ndërkombëtare e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar (DFC), dhe se vetë ata i din temat e takimit, kjo vizitë vjen pas nënshkrimit të marrëveshjeve ekonomike në Shtëpinë e Bardhë.

Në mesin e pikave të marrëveshjes të nënshkruar me 4 shtator është edhe arritja e pajtueshmëri që Kosova (Prishtina) dhe Serbia (Beogradi) do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar dhe EXIM, në memorandumet e mirëkuptimit, për të operacionalizuar këto:

-Autostradën e paqes

-Lidhjen hekurudhore Prishtinë-Merdare

-Lidhjen hekurdhore Nish-Prishtinë

-Sigurimin e financave për mbështetjen e kredive që kërkohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

-Projekte shtesë dypalëshe

-Prani e plotë ndërkombëtare në Beograd, Serbi, e Korporatës Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar.

Nuk dihet nëse do të diskutohet edhe çështja e vizave për kosovarët që ishte paralajmëruar heqja e tyre.

Pas vizitës në Kosovë, Richard Grenell të mërkuren do të vizitojë edhe Serbinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat