Ky është bilanci 24 orësh me Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Ky është bilanci 24 orësh me Covid-19 në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 20 shtator 2020 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

2 persona me Koronavirus kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Ndërsa, janë regjistruar edhe 61 raste të reja të infektimit, derisa 119 persona të tjerë janë shëruar, përcjell Bota sot.

Sipas IKSHPK-së, numri total i vdekjeve ka arritur në 613, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.570 raste.

Njoftimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 464 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 61 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga spitali rajonal i Gjilanit dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror-COVID).

Numri total i rasteve pozitive është 15.063 raste nga 62.011 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 613 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 119 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.570 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.880.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 19 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Deçan 2 raste, dhe me nga një rast komunat Drenas, Malishevë, Obiliq, Podujevë Skenderaj dhe Suharekë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat