Në Vetëvendosje thonë se nuk kanë hequr dorë nga bashkimi kombëtar

Aktuale

Në Vetëvendosje thonë se nuk kanë hequr dorë nga bashkimi kombëtar

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 16:19
Albin Kurti, Boiken Abazi dhe Glauk Konjufca

Albin Kurti, dikur, si opozitar dhe jashtë Parlamentit, përpos se kundërshtonte Pakon e Ahtisaarit, në çdo deklarim publik, zotohej për bashkim kombëtar. Madje, një kohë refuzoi edhe t’i njihte simbolet e Republikës së Kosovës me arsyetimin se ekzistojnë vetëm ato të Shqipërisë.

Kësaj teme i është kthyer njëri prej zyrtarëve të VV’së në Tiranë, Boiken Abazi. Ai përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se partia e Kurtit nuk ka hequr dorë nga bashkimi kombëtar pavarësisht se po anëtarësohet nëpër organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Së fundmi, partia më e madhe opozitare, u anëtarësua në “Aleancën Progresive”, një organizatë kjo që grumbullon partitë socialdemokrate.

“Më herët Lëvizja VETËVENDOSJE! ishte e anëtarësuar vetëm në “Internacionalen Socialiste”, ndërsa sot u anëtarësua edhe në “Aleancën Progresive”. Këto janë dy forumet më të mëdha botërore të partive social-demokrate, dhe LVV është pranuar në to pa hequr dorë nga bashkimi kombëtar. Urime të gjithë shqiptarëve!”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se kur Kurti erdhi në pushtet, për pak ditë, tha se bashkimi kombëtar është proces i gjatë dhe nuk do të ndodhë njëherë.

Në një intervistë për mediat e Shqipërisë, Kurti kishte thënë se bashkimi me Shqipërinë do të ishte i mundur në fillimvitet e 90’ta kur ishte shpërbë Jugosllavia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat